Një zjarr  ka rënë në pyllin me pisha dhe bimësi të dendur në fshatin Sinjë në Berat. Zjarri ka nisur në vendin e quajtur “Bregu i Murrizit” dhe si pasojë e erës dhe temperaturave zjarri u përhap me shpejtësi drejt zonës pyllore,të mbushur me pisha e bimësi.

Në zonën e zjarrit kanë shkuar 3 grupe shërbimi me 25 punonjës dhe 5 mjete zjarrëfikëse.Për shkak të mungesës së rrugës dhe terrenit të thyer malor,zjarrëfikësit kanë luftuar për dy orë me zjarrin me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Zjarri është vënë nën kontrroll dhe zona po mbahet nën monitorim nga punonjësit zjarrëfikës,që mendojnë se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme.

Si pasojë e zjarrit është shmrumbuar totalisht një sipërfaqe rreth 1 ha me bimësi të egër dhe pisha. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrëfikësve,fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz dhe në banesat që ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re