Pyjet e Dardhës janë përballur edhe njëherë me flakët e zjarrit. Vatrat e zjarrit u shfaqën pasditen e së martës për tu shtuar më pas si pasojë e favorizimit nga era. Për shuarjen e flakëve janë angazhuat forca të ushtrisë, shërbimi pyjor por edhe banorë të zonës. Terreni i thyer malor dhe era e fortë qe përhapte flakët, e bënë më të vështirë fikjen e tij.
 
Aleks Xhaçi, përgjegjës i sektorit të pyjeve në bashkinë Devoll, thotë se prej dy ditësh po punohet për izolimin e vatrave të zjarrit. Përgjegjësi i shërbimit pyjor sqaroi se duhen pritur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit. Ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re