Flakët në pyllin me Pisha në Pishporo vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara dhe nga era e fortë. Në vendngjarje ndodhen 7 mjetet zjarrëfikëse, 3 të Fierit, 1 e Rroskovecit, 1 e Divjakës, 1 e Lushnjës si dhe dy autobote uji.

 

Sipas prefektit Lefter Shehaj i cili ndodhet pranë vatrës së zjarrit për të monitoruar nga afër situatën pohon se pritet ndërhyrje nga ajri pasi terreni i vështirë dhe zjarri në kurorën e pishave e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re