Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës, duke shkaktuar tym të dendur mbi të gjithë zonën.
Në vendngjarje kanë shkuar 7 punonjës të forcave zjarrfikëse të Vlorës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht, mungesa e erës së fortë pasdite ka ndihmuar frenimin e përhapjes së zjarrit. Aktualisht, vatrat janë të izoluara dhe nuk ka rrezik që flakët të përhapen më tej.
