Skip to content

Zjarr në Radhimë/ Digjen shkurre dhe disa rrënjë ullinj

Ditën e sotme në afërsi të fshatit Radhimë, Vlorë, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur barëra, shkurre dhe disa rrënjë ullinj.

 

Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja dhe shëbimet e Rendit të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.