Mëngjesin e sotëm ka flakët e zjarrit kanë përfshirë sallën e pajisjeve radiologjike në spitalin e Sarandës.

 

Policia bën me dije se rreth 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re