Një kabull elektrik është djegur në shkollën 9-vjeçare në Laç, duke përhapur jo pak panik tek nxënësit dhe te mësuesit.

Bëhet me dije se zjarri ka shpërthyer sapo fëmijët janë futur në shkollë. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, duke eliminuar flakët.

Nxënësit kanë dalë jashtë ambienteve të shkollës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re