Në shtëpinë e Bill dhe Hillary Klinton në Chappaqua të New York-ut ka shpërthyer një zjarr, i cili shumë shpejt është shuar.
Raportohet se zjarri ka ndodhur rreth orës 15:00 në shtëpinë ku Klintonët kanë jetuar për rreth 20 vitesh, shkruan Gazeta Metro.
Policia nuk ka dhënë më shumë detaje, mirëpo besohet se zjarri ka kapluar dhomën e gjumit.
Shtëpia e ndërtuar në vitin 1889 ka 5 dhoma gjumi dhe një pishinë.