Një zjarr ka shpërthyer sot në një dhomë gjumi në shtëpinë e Bill dhe Hillary Clintonit, në Shapakua të Nju Jorkut.
Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta fikin zjarrin, ndërsa policia lokale nuk ka pranuar të japë detaje të tjera.
Zjarri thuhet të ketë shpërthyer në katin e dytë të shtëpisë. Nuk dihet nëse ish-presidenti amerikan dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit ndodheshin brenda, raporton CNN./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re