Nje zjarr ka perfshire rreth ores 15:30 te kesaj te merkure shtepine e te moshuarve ne Fier.

 

Zjarri ka ardhur si pasoje e nje shkendije elektrike te ndodhur ne godinen prane shtepise se te moshuarve.

 

Fillimisht flaket jane pikasur ne katin e dyte , duke shkaktuar deme materiale nderkohe qe ne panik 51 te moshuarit mes tymit e flakeve kane dale ne oborr.

 

Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forcat zjarrfikese te cilat kane bere te mundur neutralizimin e flakeve.

 

Ambulancat kane transportuar drejt spitalit rajonal te Fierit 16 prej te moshuarve me probleme shendetesire, per asistence mjekesore .

 

Te moshuarit rrefejne momentet e panikut ndersa kerkojne me shume siguri ne institucionin ku jane strehuar.

 

Nderkohe kryebashkiaku Armando Subashi , ka pohuar se fatmiresisht ky zjarr nuk pati pasoja te demshme ndersa ka theksuar domosdoshmerine e nje godine te re.

Grupi hetimor po punon per zbardhjen e shkaqeve te ketij zjarri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re