Italia së fundmi është përballur me një gjendje emergjente ku zjarret dhe stuhitë kanë bërë që aktivitetet të ngrenë alarmin.

Për shkak të temperaturave deri në 47 gradë Celsius janë aktivizuar vatra të mëdha zjarri më disa ishujt e Siçilisë.

Mediat italiane shkruajnë se aeroporti ndërkombëtar i Palermos u mbyll gjatë natës pasi zjarret u dogjën rreth perimetrit të tij. Zjarri është një nga disa në ishullin e Siçilisë dhe është përhapur për shkak të kushteve të erës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re