Një zjarr është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në ambientet urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Terezë” në Tiranë.

Mësohet se të sëmurët janë transportuar me ambulancë në Spitalin e Sanatoriumit në Sauk.

Pacientët janë evakuuar për shkak të rrezikshmërisë së tymit. Sipas zjarrfikëses së Tiranës situata është nën kontroll, por po punohet ende.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse.

Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat e rënies së zjarrit, policia dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur shkakun.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re