Skip to content

Zjarr në zonën e Metalurgjikut, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: Për fat të keq është i përsëritur

Që prej pasdites një zjarr ka përfshirë disa kontenierë mbetjesh në zonën e metalurgjikut në Elbasan kryesisht në afërsi të Uzinës 12.
Zjarri vijon ende aktiv.Forcat zjarrfikëse të Elbasanit janë lajmëruar pak më parë dhe sapo kanë mbërritur në vendngjarje ku po punojnë për izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit. Paraprakisht zjarri dyshohet i qëllimshëm.

Nderkohë e gjithë zona përreth ndodhet nën pushtetin e ndotjes.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja:

Një zjarr i dyshimtë ka përfshirë një vendgrumbullim të paligjshëm mbetjesh industriale në zonën e ish Kombinatit Metalurgjik.

Ekipet tona të emergjencave civile dhe mjedisit janë në terren dhe raportojnë se çdo gjë është vënë nën kontroll.

Inkurajoj të gjitha instuticionet ligjzbatuese të bëjnë një zbardhje të plotë të ngjarjes, për fat të keq të përsëritur dhe të marrin masat përkatëse duke vënë para përgjegjësisë çdo shkelës të ligjit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb