Një zjarr i madh ka përfshirë zonën kodrinore përgjatë aksit Sinjë-Levan.

Zjarri është pikasur fillimisht në një pllajë me shkurre por i favorizuar nga era dhe barishtet përreth zjarri është përhapur në të gjithë zonën kodrinore, duke e bërë tepër të vështirë vënien e tij nën kontroll.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugës për futjen e mjeteve në zonën e zjarrit, zjarrëfikësit kanë punuar me mjete rrethanore dhe me pompa uji shpine, duke penguar përhapjen më të gjerë të zjarrit në të gjithë zonën kodrinore.

Puna për lokalizimin e flakëve dhe vënien e zjarrin nën kontroll po vijon në të gjithë zonën, ku ka ende vatra të nxehta zjarri.

Edhe pse është herët për të bërë bilancin e plotë, burimet paraprake të zjarrëfikësve në vendngjarje konfirmojnë se janë djegur disa dylym me dëllinja e shkurre.

Mendohet se zjarri është shkaktuar nga vetë banorët e zonës, që kishin ndezur zjarr për djegien e barishteve dhe hapjen e tokave të reja po zjarri u kishte dalë jashtë kontrollit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re