Një zjarr ka rënë sot pranë Qendrës Rezidenciale Lira në qytetin e Beratit.

Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë vendosur disa goma në afërsi të kësaj qendre, ku strehohen persona me aftësi ndryshe dhe më pas i kanë djegur ato.

Pas njoftimit të marrë nga edukatoret e kësaj qendre, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrëfikëse, që në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit, që po përhapej me shpejtësi.

Zjarri nuk ka shkaktuar dëme por si pasojë e tij retë e zeza të tymit kanë mbushur gjithë zonën, duke shkaktuar një dëm mjedisor.

Burimet policore konfirmojnë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të zjarrit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko