Vatra e zjarrit në pyllin me pisha ne Pishporo ne Fier, vijon të jete ende aktive edhe pas tre diteve beteje me flaket .

 

Sipas shefit te sherbimit zjarrfikes te bashkise Fier, Zija Hyka, pergjate gjithe nates ne terren ka qendruar ne gatishmeri nje efektiv i plote zjarrfikesish per te mos lejuar perhapjen e flakeve drejt zones se banuar, nderkohe qe mengjesin e kësaj te premteje prane vatres se zjarrit ndodhen 4 mjete zjarrfikese, forca mbeshtetese te bashkise dhe 40 efektivë të ushtrisë, per te neutralizuar perimetrin e zjarrit.

 

Nderkohe gjate oreve te vona te mbremjes eshte riaktivizuar edhe nje vater zjarri me Darezeze e cila eshte shuar fale nderhyrjes se shpejte te sherbimeve.

 

Zjarri u riaktivizua mesditen e se merkures dhe vijon te jete aktiv  dhe i favorizuar nga era e forte, ka perfshire nje siperfaqe te konsiderueshme ne zonen e mbrojtur te pyllezuar me pisha.

 

Nderkohe gjate dy diteve beteje me flaket eshte kerkuar vazhdimisht nderhyrje nga ajri gje qe nuk eshte realizuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re