Sipërfaqe të mëdha me ullinj janë përfshirë nga zjarret edhe në Kaninë të Vlorës.

 

Flakët ndodhen afër banesave, ndërsa 3 mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tyre.

 

Ndërkohë një tjetër vatër zjarri ka përfshirë kodrat e fshatit Zvërnec dhe ka djegur një sipërfaqe me ullinj.

 

Flakët po ndihmohen nga erërat dhe terreni i vështirë.

 

Aktualisht mësohet se një helikopter po ndërhyn për të shuar zjarrin në Kaninë.

 

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:50, në një kodër të fshatit Kaninë, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre dhe një sipërfaqe toke me ullinjë.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

 

Gjatë ditës së sotme zjarre kanë rënë edhe në Patos ku janë djegur sipërfaqe me ullinj dhe një vilë dy katëshe.

 

Fatmiresisht pa dëme në njerëz.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re