Për shkak të zjarreve në jug të shtetit federal të SHBA-ve, Kaliforni u evakuuan më shumë se 25 mijë persona.

Zjarri shpërtheu në mbrëmjen mes të mërkurës dhe të enjtes në rajonin Orange County, ndërsa përshpejtimit të përhapjes së stuhisë së zjarrit i ndihmuan edhe erërat e fuqishme.

CNN lajmëron se në fikjen e zjarrit janë angazhuar afër 500 zjarrfikës, ndërsa dy janë lënduar.

Në zjarr janë djegur shumë objekte banesore ndërsa nga shërbimi zjarrfikës njoftuan se nën kontroll janë vënë 10 për qind të zjarrit.

Në tetor viset jugore të Kalifornisë po ashtu u përfshinë nga zjarret e mëdha pyjore për shkak të të cilës u urdhërua evakuimi urgjent për më shumë se 100 mijë persona.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë zjarrfikëse, në Kaliforni që nga fillimi i vitit janë regjistruar afër 8.500 zjarre pyjore që përfshijnë 16 mijë kilometra katrorë sipërfaqe ndërsa jetën e humbën 31 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re