Shumë rajone të Kalifornisë po shkatërrohen nga zjarre të fuqishme që po përhapen me shpejtësi të madhe, dhe që kanë vrarë të paktën 10 persona. 
Guvernatori kalifornian, Broën Braun, ka shpallur zyrtarsisht  gjendjen e  jashtëzakonshme , për shkak se zjarri masiv  ka përfshire mijëra shtëpi.
Situata është alamante në Napa, Sonoma dhe Juba
“Fox News” raporton se mijëra qytetarë janë të detyruar të evakuohen.
Ndërsa Departamenti i zjarreve në Napa, bën të ditur se 1500 shtepi janë shkatërruar. Ata raportojnë për të paktën 14 zjarre ndërkohë që mediat po e konsiderojnë situatën si nga më alarmantet që ka parë Kalifornia.
Shërbimi zjarrfikës i Kalifornisë vlerëson se më shumë se 70,000 hektarë tokë janë shkatërruar tashmë.
Në shtator, qyteti kalifornian i Los Anxhelosit pësoi zjarret më të mëdha në historinë e tij. s.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re