Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, falënderon të gjithë ata që u angazhuan gjatë muajit gusht për shuarjen e zjarreve në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryediplomati i BE jep lajmin se Shqipëria do të përfitojë tani nga një projekt i ri prej 5.5 milionë eurosh për të përmirësuar kapacitetin operacional të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Tani që shumica e zjarreve që rrezikuan jetët dhe #mjedisin në Shqipëri janë shuar, është koha të falënderojmë Forcat e Armatosura shqiptare, zjarrfikësit dhe autoritetet vendore që luftuan heroikisht duke rrezikuar jetën e tyre.

Faleminderit! Krenar për mbështetjen e sjellë nga helikopterët holandezë dhe çekë dhe ekipet e specializuara të sjella nën mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së dhe Ndihmës Humanitare EUCivPro.

Duke parë përpara, është koha të shtohet parandalimi dhe gatishmëria ndaj fatkeqësive. Shqipëria mund të përfitojë tani nga një projekt i ri prej 5.5 Milion eurosh për të përmirësuar kapacitetin operacional të Ministrisë së Mbrojtjes. BE do të jetë gjithmonë pranë Shqipërisë në kohë të vështira”, shkruan ambasadori Soreca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re