Skip to content

Zjarret e mëdha në Greqi, regjistrohet viktima e parë nga flakët. Gjendet i vdekur edhe një biznesmen në zyrë

Një zjarrfikës nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të shumta që mori teksa luftonte me flakët në Greqi, duke u bërë viktima e parë nga zjarret në vendin fqinj.

Ai është një zjarrfikës 39 vjecar vullnetar, i cili po luftonte me zjarret në Greqi, që ditët e fundit kanë marrë përmasa tepër të mëdha.

Ndërkohë mësohet se ka humbur jetën edhe një biznesmen. Ai është Presidenti i EVEA, Konstantinos Michalos, 61 vjeç, i cili u gjet i pajetë në zyrën e tij.

Sipas informacioneve të para, Konstantinos Michalos u gjend nga gruaja e tij, pa ndjenja në zyrën e tij në Kryoneri dhe u dërgua në KAT, ku u shpall i vdekur. Më herët, shpëtimtarët ishin përpjekur për të paktën gjysmë ore për të kryer ringjalljen kardiopulmonare, por biznesmeni 61-vjeçar nuk u përgjigj.

Konstantinos Michalos ka qenë në fabrikën e tij që dje, e cila ishte në rrezik nga zjarri, me ankth të madh për zhvillimet. Gruaja e tij, e cila ishte e shqetësuar kur nuk mund ta gjente, shkoi në zyrën e tij dhe e gjeti atë pa ndjenja.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb