Ambasada shqiptare në Greqi ka reaguar në lidhje me zjarret e shumta që kanë pushtuar vendin fqinj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje qytetarëve të kërkojnë ndihmë në raste nevoje.
Si pasojë, ka vënë në dispozicion numrat e kontakteve në rast emergjencë.
Postimi i plotë:
Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë:
Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile , në numrat e telefonit
0030-213 1510903
0030-213 1510953;
Njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit
0030-210 3681730
0030-210 3681259
0030-210 3681350;
Ambasadën në Athinë në numrin e emergjencave 0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve 𝟮𝟰/𝟳 dhe në adresën e email-it [email protected].
Në solidaritet me Greqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona./