Skip to content

Zjarret e verës në Fier/ Prefekti Çuko: Deri tani janë djegur mbi 300 hektarë pyje

Hidrantët ne zonat e thella kodrinore dhe hapja e rrugeve për kalimin e automjeve zjarrfikesë, jane dy nga sfidat kryesore për menaxhimin e zjarreve në qarkun e Fierit.

Hidrantet mungojnë në zonat rurale ndërsa në, qyetete këto pajisje që lidhen me rrjetin e ujësjellesit janë funskionale.

Vetem në qytetin e Fierit janë mbi 40 hidrantë. Vendosja e tyre ne zonat rurale do te permiresoje ndjeshem kohen e reagimit dhe menaxhimit të situatave nga zjarret.

Fieri ishte një nga zonat që u përball me vështirësi me flakët, ndërsa rreziku nuk ka mbaruar ende. Deri tani nga zjarret në këtë qark janë djegur mbi 300 hektarë pyje. Vetem ne Belishovë dhe Drenovë u dogjen mbi 150 ha pyll me pisha.

Ndonëse situata ishte e vështirë disa ditë, zjarret në këtë qark nuk rrezikuan banesat, përveç puseve të naftës në Belishovë të Mallakastrës.