Subscribe

Pjesa më e madhe e kodrës me ullinj ne Kanine te Vlores pothuajse është shkrumbuar si pasojë e zjarrit që përfshiu këtë zonë.

 

Nga flakët u dogjën më shumë se 2000 rrënjë ullinj ndërsa u rrezikuan edhe shtëpite. Banorët thonë se dëmi ekonomik është i madh.

 

Bëhet më ai ulli. Bëhem më unë jo. Dëme të papara. Erdhi ai helikopteri me një kovë të vogël. Pse ai do e fikte zjarrin. Zjarrfikëset erdhën e kanë derdhur ujin në rrugë.

 

Isha atje. S’më erdhi një njeri të më ndihmonte. Aty janë 2000 rënjë ullinj.

 

Situata nga zjarret gjatë këtij muaji ka qënë problematike në disa zona të Vlorës. Dyshohet se zjarret kanë qënë të qëllimshëm dhe më së shumti janë djegur sipërfaqe me ullishte.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re