Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën pranë rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë. Flakët po përparojnë të favorizuara edhe nga era, ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Pamja duket dramatike pasi zjarri vazhdon të djegë zonën dhe tymi ka pushtuar rrugën ndërsa makinat kalojnë përmes. Mbetet e paqartë se si është krijuar kjo vatër, ndërkohë që temperaturat janë ulur dhe prej ditësh vendi ka pasur reshje shiu.

Flakët janë pranë liqenit të Viroit, zonë që shpesh herë përmbytet nga reshjet e shiut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re