Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka reaguar për zjarret e shumtë që kanë përfshirë vendin tonë gjatë muajve të verës, por që po vazhdojnë edhe në këtë gjysëmmujor të parë shtatori.

Ministrja thotë se fjalët kanë ardhur më shumë nga dora e njerit se sa nga temperaturat e larta, ndaj nuk do kursehet asnjë individ që i vë zjarrin kullotave dhe pyjeve.

Madje Xhaçka thotë se në bazë të Ligjit “për mbrojtjen civile”, nuk do kursehet as pushteti vendor që nuk i përgjgijet situatave emergjente.

Reagimi i plotë i Olta Xhaçkës

Flakët e shkaktuara nga dora e njeriut më shumë sesa nga termparaturat e larta, kanë prekur sipërfaqe të tëra me pyja e kullota në 8 qarqe të vendit.

Dhjetra efektivë të Forcave të Armatosura, të pajisur me mjetet e veshjet e posaçme kundër zjarreve janë angazhuar në disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë, Lezhë etj, ditë e natë, për shuarjen e zjarreve që famtirësisht nuk kanë cënuar sigurinë e banorëve në këto zona.

Angazhimi i FA nga toka e ajri do të jetë i pakursyer në të gjitha rastet kur, sipas ligjit, pushteti vendor ka ezauruar të gjithë kapacitetin me njerëz e mjete.

Ligji “Për mbrojtjen Civile”, të cilin e kemi miratuar një vit më parë e që përben një prej elementëve më të rëndësishëm të reformës në fushën e emergjencave civile, nuk kursen as pushtetin vendor në rast se nuk i përgjigjet situatave të emergjencës, por as individët që i vënë zjarrin kullotave e pyjave, duke shkaktuar miliona lekë dëm të pasurisë kombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re