Dhjetëra mijëra u evakuuan të shtunën nga shtëpitë e tyre për shkak të mundësisë së zjarreve të rënda pyjore të përkeqësuara nga kushtet e motit, duke i kthyer qendrat turistike, të cilat janë shumë të gjalla në këtë kohë të vitit, në qytete fantazmë.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Australinë juglindore, në pjesën më të populluar të kontinentit, dhe më shumë se 100,000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen në tre vende.

Here’s another fire twister on Kangaroo Island this afternoon. We had a fair few of them today and it wasn’t even a hot day.

Posted by Brenton Davis on Thursday, January 2, 2020

“Kjo ka të bëjë me shpëtimin e jetëve”, paralajmëroi kryeministri i New South Wales, Gladys Berejiklian.

“Ne kemi dhjetra mijëra njerëz largohen”, tha Shefi i Zjarrfiksëve të New South Wales, Shane Fitzsimmons.

Turistët dhe banorët e juglindjes së vendit kanë braktisur kështu vendpushimet dhe apartamentet. Autostradat që lidhin qytetet bregdetare me Sidnein dhe qytetet e tjera të mëdha janë bllokuar nga  kolonat e automjeteve.

Temperaturat e larta që priten të shtunën – mbi 40 gradë – shoqërohen me erëra të forta që mund të përkeqësojnë më tej zjarret e pyjeve që po shpërthejnë në vend.

“Erërat e forta do të përkeqësojnë më tej zjarret”, paralajmëroi meteorologu australian Jonathan How.

Kryeministri Scott Morrison ka thirrur 3,000 trupa rezervë në lidhje me situatën. “Kjo na ka lejuar të kemi më shumë njerëz në tokë, më shumë avionë në qiell, më shumë anije në det”, tha Morrison, i cili u kritikua për trajtimin e krizës.

Shkalla e zjarrieve në Australi ka tronditur vendin dhe botën.

Që prej fillimit zjarreve në shtator, të paktën 22 njerëz kanë humbur jetën.

Dhjetëra njerëz raportohen të zhdukur dhe më shumë se 1.300 shtëpi janë djegur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re