Vazhdon operacioni për vënien në kontroll dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në fshtrat A.Lengo, A. Zeneli, Krinë, Dhoksat , Qestorat e Tranonishtë.
Në operacion marrin pjesë këto forca: 21 forca me 6 mjete zjarrfikëse të bashkisë Gjirokastër, 5 zjarrfikës me 2 mjete të bashkisë Dropull, 4 zjarrfikës me 1 mjet të badhkisë Tepelenë, 20 forca dhe 2 mjete të DMR Gjirokastër, Shërbimi ambulancës me 3 mjete dhe personel, 20 punonjës policie ,70 forca bashkiake me 15 mjete transporti si dhe banorë të këtyre fshatrave. Në orën 19.15 helikopteri ka bërë zbrazjen e parë. Tempi i zjarrit është në rënie. Dëmet janë të konsiderueshme.
Humbje jete 1 shtetas dhe me dëmtime të rënda 1 shtetase , të dy nga fshati A.Zeneli. Janë djegur sipërfaqe të mëdha me pyje , shkurrrë, vreshta, pemë frutore në afërsi dhe pronë te këtyre fshatrave. Në vendin e ngjarjes ndodhet Ministri Mbrojtjes Drejtori i Pergjithshem i AKC, Prefekti qarkut dhe kryetsri bashkisë të cilët po ndjekin nga afër oprracionin.
…
/faxweb
