Zjarri që po shkreton në Kaliforninë e Veriut është kaq i madh i ndihmuar dhe kushtet e motit, sa që e ka bërë më të vështirë për ekspertët të parashikojnë se ku do të përhapet.

Natën e kaluar, autoritetet thanë se erërat dhe terreni i thatë po ndihmojnë një zjarr që deri tani ka gëlltitur rreth 42,000 hektarë tokë.

Pas konformimit të 6 viktimave, vjen lajmi për 19 të zhdukur.

Kjo valë zjarri llogaritet si më e egra në Kaliforni, ku më shumë se 3,300 zjarrfikës, 330 automjete dhe 17 helikopterë, nuk po arrijnë dot t’i bëjnë ballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re