Skip to content

Zjarret në Kaliforni: “parajsa” shndërrohet në “ferr”, shënohen 42 të vdekur

 

Qyteti Paradiso në Kaliforninë veriore gati po shkrumbohet tërësisht nga zjarret që vijojnë prej disa ditësh.

Ajo çfarë flakët lënë pas në terren, janë skena ferri me shtëpi e pyje të djegura. Numri i viktimave ka shkuar në 42, e 200 njerëz të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Me sa kuptoj unë, ky është zjarri më i keq në historinë e Kalifornisë”, tha Sherif Butte Kory Honea në një konferencë shtypi.

Pra, ai ndryshoi deklaratën e tij të mëparshme sipas të cilit ky është zjarri më i keq në historinë e Shteteve të Bashkuara.