

Prej disa ditësh zjarri në majën e Rrunës po djeg sipërfaqe të tëra me bimësi e pemë, ndërsa flakët rrezikojnë të paktën dy fshatra.
Dy fshatrat e rrezikuar janë Trull dhe Shemri. Veçanërisht në lagjen Leproj të Shemrisë, ku zjarri mund të rrezikojë dhe banesat. Atje ka nisur procesi i evakuimit, në rast se flakët nuk ndalohen në kohë.
Në këtë gjendje të rënduar, edhe pse është bërë ndërhyrje nga toka e ajri, Kosova i ka ardhur në ndihmë Kukësit duke sjellë afro 100 forca për të ndihmuar në kontrollimin e shuarjen e flakëve.
50 prej këtyre forcave do të operojnë tek zona e njohur si Laku i Thive, ndërsa të tjerë në Qafën e Kumbullës.
