29 korrik- Bashkia e Beratit i bëri thirrje sot të gjithë banorëve se shkaktarët e zjarreve dhe çdo kundravajtës tjetër do t’u nënshtrohen sanksioneve ligjore për dëmtime të qëllimshme në pyje dhe kullota.
Kjo thirrje vjen pas situatës së krijuar gjatë ditëve të nxehta nga zjarret në sipërfaqet pyjore dhe kullotat, (siç ishte rasti i datës 27.07.2019 në fshatin Roshnik i Vogël, Njësia Administrative Roshnik, ku nga zjarri i rënë u dogj një sasi e konsiderueshme pemësh, kryesisht ullinj).
Bashkia e Beratit i bën thirrje të gjithë qytetarëve të saj që të jenë të kujdesshëm në këto ditë të nxehta dhe për çdo rast të shfaqjes së zjarreve, të njoftojnë në numrat e kontaktit:
☎️MZSH: 128
☎️Policia: 129
📲Bashkia e Beratit: 0682012481, 0695205070
☎️Spitali Rajonal i Beratit: 127