Forcat e Armatosura janë angazhuar për fikjen e zjarreve që kanë përfshirë disa zona të Shqipërisë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njofton se janë rreth 200 djem e vajza që po marrin pjesë në këtë aksion.

Sipas Xhaçkës, rreth 200 efektivë të FA-ve janë angazhuar në terren së bashku me zjarrfikësit për shuarjen e flakëve që kanë shkaktuar dëme të mëdha.

 “Zjarret masive që kanë goditur pyjet e kullotat ditët e fundit kanë marrë përgjigjen tonë të menjëhershme. 200 djem e vajza të Forcës së Armatosur të angazhuar në Seman, Shkodër, Lezhë etj po japin maksimumin për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë kombëtare.

Dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë me çdo mundësi, çdo burim, aset e mjet që kemi. Por kjo nuk mund të jetë vetëm beteja e FA!

Kjo duhet të jetë beteja e të gjithëve ne, e çdo qytetari, e mbi të gjitha e çdo strukture të pushtetit vendor që ligji e ngarkon me përgjegjësi për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë”, shkruan Xhaçka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re