Drejtori i Agjensisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako bashkë me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi këtë të hënë në kuadër të situatës së krijuar nga zjarret kanë organizuar një konferencë për mediat ku vënë në dukje emergjencës së zjarreve.
Në fjalën e tij drejtori i Mbrojtjes Civile është shprehur se është e rëndësishme që pushteti vendor dhe strukturat përkatëse të jenë sa më vigjilente.
Çako në fjalën e tij është shprehur se është e rëndësishme që vatrat e zjarrit të konstatohen sa më shpejt të jetë e mundur pasi kjo do të çojë dhe mbajtjen nën kontroll për parandalimin e zjarreve.
“Në nivel qarku dhe bashkie që janë përgjegjësit kryesor për ruajtjen e territorit të tyre. Gjatë muajit qershor dhe korrik janë evidentuar 125 dhe 45 vetëm në tre ditët e fundit në pyje dhe në sipërfaqe kullotash. Në takimet e zhvilluara në prefektuara është diskutuar që në bashkëpunim me prefektët dhe kryebashkiakut është diskutuar për monitorimin e sistemit dhe verifikimin për informimin sa më të shpejtë të rënies së zjarreve. Sinjalizimi në kohë i shërbimit zjarrfikës, aty ku kryebashkiakët dhe kryetarët e fshatrave janë më të vëmendshëm rezultati është shumë herë më pozitiv. Është e rëndësishme ndërhyrja në kohë, pasi asnjë zjarr nuk përhapet shumë nëse do të funksionojnë të gjithë strukturat përkatëse. Raportimi në kohë dhe komunikimi me qendr3ën të emergjencave civile, vlerësimi dhe mbështetja dhe pasi të jenë rezauruar të gjithë rezervat në nivel bashkie dhe qarku do të merren masa të tjera. E rëndësishme është niveli i të gjithë strukturave, njoftimi I popullatës që mund të jenë në rrezik dhe evakuimi I tyre dhe hetimi në lidhje me zjarret për të vënë në këtë rast edhe autorët”, ka thënë ai.