Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me zjarret në vend, duke bërë me dije se në bashkitë e Finiqit dhe Delvinës situata paraqitet më problematike.

“Në këto ditë me temperatura ekstreme, kur edhe vendet e rajonit po përballen me zjarret, me rëndësi është bashkëpunimi mes pushtetit vendor, banorëve dhe strukturave të emergjencave civile. Ministri Pirro Vëngu bashkë me drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile ndoqën nga afër punën e forcave në fshatin Mesopotam”, njofton Mbrojtja.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Prej ditësh forcat e emergjencave civile, ndihmuar nga efektivë të Forcave të Armatosura janë në betejë me vatrat e zjarrit.

Në bashkitë e Finiqit dhe Delvinës situata paraqitet më problematike, për shkak të bimësisë së dendur, por fatmirësisht flakët janë mbajtur larg banesave.

Në këto ditë me temperatura ekstreme, kur edhe vendet e rajonit po përballen me zjarret, me rëndësi është bashkëpunimi mes pushtetit vendor, banorëve dhe strukturave të emergjencave civile. Ministri Pirro Vëngu bashkë me drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile ndoqën nga afër punën e forcave në fshatin Mesopotam.

Përparësi janë jetët e njerëzve, siguria e personelit, i cili ka tashmë dy muaj i angazhuar në shuarjen e vatrave të zjarrit. Nuk duhet të harrojmë: Parandalim, parandalim, parandalim!

AKMC, është në komunikim të vazhdueshëm edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile në Bruksel në rast se do të jetë nevojë për të kërkuar ndihmë nga vendet partnere.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re