Vatrat altive të zjarrit në Vlorë janë kthyer në një shqetësim për banorët dhe autoritetet.

Kryetari i bashkisë Ermal Dredha në një deklaratë për mediat është shprehur se përkeqësimi I gjendjes së zjarreve ka ardhur mesditën e së dielës, ku zjarret u përhapën edhe në fushën e mbetjeve, duke bërë që të shtohen forcat në ndihmë për shuarjen e flakëve.

Gjithashtu këtë të hënë është bërë edhe ndërhyrje nga zjarri.

“Nuk është situata e ditës së djeshme. Me gjithë ekipin e bashkisë dhe me drejtorinë e zjarrëfikësve menduam se situatën e zjarreve e kishim nën kontroll por mesditën e djeshme zjarri u përhap dhe në disa zona të tjera duke e bërë më të vështirë kontrollin ndaj tij. Në mesnatë ka mbërritur edhe një ekipik nga Ministria e Mbrojtjes dhe me ndërhyrje nga zjarri. Situate duket më mirë por duhet akoma punë për tu bërë që të bëhet shuarja e tyre e plotë”, ka thënë Dredha.

LEXO EDHE: Zjarr i madh në Vlorë, helikopteri ndërhyn për të shuar flakët

Ndër të tjera ai thekson se është e rëndësishme që të pakten zjarri të jetë nga natyra për shkak të temperaturave të larta, dhe të mos jetë i qëllimshëm.

“Skenarët mund të jenë të gjithanshëm, uroj të jetë nga natyra dhe jo i qëllimshëm, nuk mund të them se mund të ketë një dorë nga pas, për këtë do të flasin autoritetet”, ka thënë kryebashkiaku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re