Në një lidhje direkte nga Vlora, gazetari Arlind Isa ka treguar se si paraqitet gjendja aktuale në fushën e mbetjeve ku u përhapën zjarret.

Ai ka njoftuar se gjithçka është në kontroll, krahasuar me orët e para të mëngjesit. Sakaq, ka theksuar se mjetet e tonazhit të rëndë po punojnë për të mbuluar me dhe vatrat aktive.

Situata aktualisht është në kontroll, krahasuar me orët e parë të mëngjesit, ku flakët kanë qene me të denduara, ka pasur vatra më të shumta në numër për t’u vënë në kontroll. Aktualisht situata paraqitet e qetë, edhe pse vijon të punohet nëpërmjet mjeteve të tonazhit të rëndë, të cilët po ndjekin teknikën e mbulimit të zjarrit. Pra, aty ku evidentohen vatra aktive të zjarrit, po mbulohen nëpërmjet dheut për të bërë një mbytje dhe heqje të ajrit në vatrat ku janë aktive”, u shpreh Isa për News Line.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re