Ndërkohë që vendi po përballet me rrezikun e zjarreve, ku më problematike paraqiet situata në Vlorë tek fusha e mbetjeve dhe në disa zona të Fierit, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ngritur gishtin e akuzës drejt pushtetit vendor.

 

Në një takim me prefektët Peleshi tha se ka bashki që nuk vlerësojnë bashkëpunimin me emergjencat civile duke nënvlerësuar zjarrin dhe duke mos marrë asnjë masë.

 

 

Ka bashki që nuk e kanë parësore punën e emergjencave civile. E quajnë punë të dorës së dytë. Kanë emëruar dhe një që sia dinë as emrin.

 

Sa here ka zjarr të madh ka një lloj dëshmiti. Ka edhe disa bashki që nuk funskionojnë siç duhet. Jemi në te nxehtin afrikan, nuk përjashtohet asnjë territor. Kemi patur edhe zona malore me zjarre. Vigjilenca duhet të jetë kudo. Mbani kontakte me kryepleqtë e fshatrave. Tju njoftojnë. Aty ku funksionon struktura nuk ka zjarre të mëdha.

 

Më tej Peleshi tha se janë marrë masat për të përballuar zjarret duke bërë një bilanc të infrastrukturës së gatshme të emergjencave civile.

 

Ne nuk jemi një vend pa kapacitete opreacionale. Kemi 1600 punonjës zjarrfikës në të gjithë vendin, 182 mjete zjarrfikëse, 80 autobute uji, kemi personelin dhe mjetet e FA që siç e dini që në cdo emergjencë janë në ballë të aksionit, të gjitha strukturat e policisë që është në dispozicion dhe me të cilët punojnë shumë mirë, urgjencën shëndetësore, rrjetin e vullnetarëve.

 

Sipas të dhënave satelitore, Peleshi tha se janë evidentuar 125 vatra zjarri në muajt qershor-korrik, vatra të cilat janë shuar duke mos shkaktuar dëme të mëdha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re