Prej dy ditësh tashmë ka qarkulluar një video në rrjetet sociale ku heroi Luan Kapaj i cili shpëtoi jetë në tërmetin e 26 Nëntorit dukej se i vinte flakën një hapësire toke në ishullin e Sazanit.

Në videon në fjalë Luan Kapaj komentohej si piroman, si personi që i vendosi flakën Ishullit.

Sot ka reaguar për mediat edhe Eduard Demo, shefi i sektorit të ndërhyrjes dhe shpëtimit nga zjarri në zjarrfiksen e bashkisë së Vlorës.

Ai e cilëson videon të qëllimshme teksa e komenton atë si një turp të madh dhe baltë që hidhet mbi institucionin në fjalë.

Sipas Demos ka taktika në mjedise të hapura kur zjarri shkon në 25 metra lartësi ku i vendoset flaka një hapsire pranë tij për të bërë të mundur parandalimin e zjarrit.

Demo shprehet se këto janë taktika të njohura botërisht të cilat përdoren në shumë situata.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re