Skip to content

Zjarrfikësit surprizojnë të moshuarën e vetmuar, hyjnë në ballkon për një tufë lule (VIDEO)

Në këto ditë të vështira si pasojë e pandemisë COVID-19 janë të shumtë ata që po e kalojnë këtë të vetëm, veçanërisht të moshuarit të cilët jetojnë larg fëmijëve të tyre.

Por ekipi zjarrfikës i Tiranës ka menduar një surprizë vërtet të veçantë për një grua të moshuar në një nga pallatet e kryeqytetit, ku lotët e dhimbjes për këtë ditëlindje larg fëmijëve, janë kthyer në lot gëzimi.

Një punonjës i zjarrfikëses është afruar me vinç, në ballkonin e katit të pestë të një pallati, për të çuar një tufë me lule dhe atmosferën festive brenda asaj karantine.

Ky gjest është përshëndetur edhe nga komshijtë e tjerë të lagjes të cilët kanë duartrokitur duke parë nga larg momentin që bëri të lumtur gruan e moshuar.