LEZHË- Me rritjen e temperaturave vendi ynë përballet me një tjetër shqetësim që lidhet me prezencën e zjarreve në pyje dhe kullota. Në Mirditë dhe Kurbin thonë se nuk kanë kapacitete logjistike dhe as burime njerëzore për të përballur situata të vështira, sidomos kur shfaqet më shumë se një vatër zjarri në terenin që ato janë caktuar të mbulojnë.

Në Mirditë pavarësisht se pretendojnë se kanë mjete, janë 12 zjarrfikës, dy prej tyre janë drejtues, dhe e kanë të pamundur për të ndërhyrë nëse do kishte dy vatra zjarri, pasi ndarja në grupe të vogla ul dhe forcën reaguese.

Megjithëse kanë bërë kërkesa të vazhdueshëm për rritje të personelit, kjo nuk ka marrë masa. Në Kurbin, janë 16 zjarrfikëse, ndërsa drejtuesi i MSZH, thotë se me mjete që disponon e kanë të pamundur për të ndërhyrë.

Ai thotë se kanë një zjarrfikëse të vitit 1975 dhe kjo e bën shumë të vështirë të përballet me situatën në terren.

“Nuk kemi forca mbështetëse. Kemi një mjet të 1975, sepse ai mjet sado që ta rinovosh, prapë probleme ka. Dihet mjete të shpejta për të kapur pikat ku duhen. Nuk kemi rrugë, normalisht problematika është më e lartë”, thanë përfaqësues të zjarrfikësve.

Ato i ngritën këto shqetësime në takimin që zhvilluan me kreun e Emergjencave Civile, Haki Çako. Ai tha se qeveria ka investuar, por përgjegjësia është e bashkive, tek të cilat duhet organizim i shtuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re