Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë ku një makinë humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë betoni në zonën e Radhimës.

Për pasojë nga ky aksident në Radhimë humbi jetën pasagjeri 21-vjeçar Savjo Dhimojani ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë shoferi.

21-vjeçari mori plagë të rënda dhe humbi jetën në spital.

Ndërkohë disa pamje vijnë pasi ndodhi ky aksident, ku zjarrfikësja është nisur drejt vendit të ngjarjes, për shkak se dy të rinjtë kishin mbetur të bllokuar në mjet.

Video është regjistruar në zonën e Lungomares ku shihet se makinat nuk i hapin rrugën zjarrfikëses për të shkuar në Radhimë, aty ku ndodhi edhe aksidenti tragjik.

Edhe pse zjarrëfikësja sinjalizon disa herë për të hapur rrugën, makinat vazhdojnë normalisht duke mos e liruar atë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re