Disa vatra zjarri janë aktivizuar në fshatrat Mujalli e Grecalli në Fier pasditen e kësaj të hëne (9 Tetor), duke djegur rreth 300 rrënjë ullinj.

Mësohet se fillimisht zjarri është përqendruar te djegia e hamullave, por në Grecalli flakët kanë dalë jashtë kontrollit, të favorizuara nga era, duke përfshirë dhe parcelat me ullinj ku deri tani janë djegur rreth 300 rrënjë 15- vjeçare.

Pranë vatrave të zjarrit kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve të ndihmuara edhe nga banorët e zonës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re