Një zjarr ka rënë këtë të hënë në fshatin Mazhë e Madhe të Krujës. Mësohet se flakët kanë djegur rreth 4 hektarë ullishte e pyje.

 

Zjarri po përhapet me shpejtësi, pasi po favorizohet nga era, duke rrezikuar kështu disa banesa të braktisura.

 

Ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e vështirë për shkak të terrenit të thyer, ndaj është kërkuar ndihmë për shuarjen nga ajri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re