Një nga kishat më të vjetra dhe më të vizituara në zonën e Mokrës është djegur.

 

Flakët përfshinë një pjesë të kishës së Shën Marenës, e cila i përket fundit të shekullit të 17 dhe fillimi të shekullit të 18.

 

Paraprakisht mësohet se ka pasur rrjedhje gazi nga një bombolë e vogël dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

 

Ndërkohë që njëri nga rojet ka pësuar edhe djegie në fytyrë. Kisha e Shën Marenës është monument kulture i kategorisë së parë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re