Zjarri në malin e Çikës në bashkinë e Himarës, prej tre ditësh vijon të jetë aktiv duke djegur një sipërfaqe prej rreth 70 hektarësh me shkurre e bimë të tjera.

 

Krahas forcave zjarrfikëse të Himarës dhe punonjësve të zonave të mbrojtura sot janë angazhuar dhe 90 efektivë të forcave të armatosura. Por terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve e ka bërë të pamundur ndërhyrjen, pasi rrezikohet jeta e punonjësve.

 

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj tha se flakët tashmë nuk përbëjnë rrezik, pasi janë nën kontroll.

 

FLAMUR MAMAJPREFEKT I QARKUT VLORE

Sic e shikoni është vetëm një vatër zjarri që ësthë e shkëputur në një terren të thepisur i cili është i pamenaxhueshëm me forca njerëzore. Nuk ka asnjë rrezik. Nuk ka asnjë përhapje. Përtej panikut , përvec tymit, kjo zonë është gropër dhe huk përbën asnjë rrezik për asnjë. Zjarri është vetëm në gropë dhe nuk ka dalë asnjë ditë. Ka të bëjë me efektin që jep tymi.

 

Për eliminimin e kësaj vatre zjarri, sipas prefektit të Vlorës do të ketë ndërhyrje nga ajri me helikopter. Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme, por deri më tani asnjë person nuk është ndaluar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re