Skip to content

Zjarri djeg pyjet në Mirditë/ E pamundur ndërhyrja nga toka në zonën e Oroshit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Prej disa ditësh flakët po përpijnë masivin pyjor në zonën e thellë të Oroshit në Mirditë.

 

Qindra hektarë me bredh e pishë raportohet të jenë djegur si pasojë e zjarrit. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse por eleminimi i vatrës mbetet i pamundur për shkak të mungesës së rrugëve.

 

Në këtë zonë janë kryer edhe fluturime me helikopter por ende situata nuk është normalizuar.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar nga qendra operacionale e emergjencave civile, 16 vatra zjarri, 3 prej të cilave vijojnë të jenë aktive.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë