Një zjarr ka rënë në fshatin Sadovicë, në Njësinë Administrative Sinjë në Berat. Zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e vetë fermerëve, të cilët ishin duke pastruar parcelat me ullinj dhe duke djegur mbeturinat.

Papritur flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe ata kanë njoftuar zjarrfikësit. Pas njoftimit të marrë, drejt zonës janë nisur 7 punonjës zjarrëfikës,2 mjete zjarrfikëse dhe efektivë të policisë së shtetit.

Flakët e zjarrit janë lokalizuar shpejt, duke shmangur përhapjen e mëtejshme drejt parcelave me ullinj të zonës dhe në një kohë të shkurtër është bërë i mundur fikja e plotë e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 5 rrënjë ullinj dhe rreth 500m2 bimësi, me shkurre e ferra.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re