Skip to content

Zjarri i dytë brenda pak orëve në Fier, në afërsi të stacionit të pompimit

Zjarr ne pyllin e Semanit në afërsi të stacionit të pompimit. Flakët kanë rënë në sipërfaqen e pyllëzuar ndërsa ende nuk dihen shkaqet e flakëve.

Pranë vendit ku kanë rënë flakët janë nisur forcat zjarrfikëse të Fierit.

Zjarri favorizohet edhe nga era dhe temperaturat e larta.

Deri tani është djegur një sipërfaqe jo e vogël e mbjellë me pisha.

Ky është zjarri i dytë brenda pak orëve në Fier. I pari u regjistrua në zonën e Zharrzës.

/faxweb