Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka rënë në një godinë në zonën e Institutit.

Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për zjarrin me përmasa të mëdha është bërë shpërthimi i një bombule gazi, ndërkohë fatmirësisht si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ka të paktën 5 makina zjarrfikëse që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Njoftimi i policisë:

Me datë 30.05.2022, në Institut, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese tre katëshe dhe ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re